TIRANE- Rreth orës 02:00 të ditës së sotme forcat e komisariatit nr.6 në kryeqytet kanë arrestuar në flagrancë babë e bir Pal Maletaj, 58 vjeç dhe djalin e tij Fatjon Maletaj, 26 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi kanë marrë peng një person.

Arrestimi u bë pasi dyshohet se në Fushë Mëzez, kanë marrë me forcë shtetasin Tigër Sula 24 vjeç, banues në Tiranë dhe në banesën e tyre kanë ushtruar dhunë fizike e psikologjike, me pretendimin e shlyerjes së borxhit prej 150 000 lekësh, që ai u kishte.

Materialet për ta iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: