Ndryshime të reja janë raportuar në strukturat e Policisë së Shtetit. Mësohet se në disa drejtori dhe komisariate ka emërime të reja.

Arbër Zemani është emëruar Drejtori  i Kufirit Vlorë, ndërsa drejtori i Kufirit Vlore është emëruar specialist te Drejtoria e Antiterrorit

News24 mëson se Agim Basha nga akademia u emërua Drejtori i Kufirit Shkodër.

Po ashtu raportohet se Altin Lila u emërua Drejtor i Kufirit Durrës, ndërsa Drejtori i Kufirit Durrës Ermal Lila u emërua specialist ne drejtorinë e përgjithshme të policisë.

Sakaq, Alfred Cenaj u emërua shef i komisariatit te Policisë nr 2 Tiranë

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb