Vazhdon operacioni i kërkimit për gjetjen e trupit të peshkatarit që dyshohet se është mbytur në Currila të Durrësit mesditën e së dielës.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton pwr “Balkanweb” se motovedetat e Rojës Bregdetare dhe të Policisë Kufitare po vazhdojnë kërkimin për Ardian Mërkurin, 52 vjeç, pasi dyshohet se është mbytur.

Ditën e diel, një varkë me dy peshkatarë është mbytur në zonën e Currilave. Sipas policisë, një prej peshkatarëve, Ilir Bardheti, 48 vjeç, u shpëtua në sajë të ndihmës së Policisë Kufitare në bashkëpunim me një familjar dhe ndodhet në spital, ndërsa peshkataeri tjetër Ardian Mërkuri 52 vjeç, dyshohet se është mbytur në det.

Neës 24  ishte sërish mëngjesin e sotëm në vendin e ngjarjes, ku ndodhej edhe vetë drejtori i Policisë Kufitare, Tori Agolli me shërbimet e Policisë dhe Roja Bregdetare. Si pasojë e rrymave të forta detare dyshohet se trupi mund të jetë zhvendosur dhjetëra metra larg nga vendi ku u përmbys peshkatorja prej druri.

Edhe tre muaj më parë dy peshkatarët i shpëtuan mbytjes pasi u nxorën në breg nga mjetet e policisë kufitare, të cilët u erdhën në ndihmë.  Në mot të përkeqësuar është e ndaluar dalja në det e peshkarexhave të cilat rrezikojnë mbytjen, ndërsa fati tragjik ndoqi në fillim marsi një peshkatar.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb