Një sasi droge u sekuestrua dhe një person u arrestua nga efektivët e Burgut të Fierit, teksa po tentohej të futej brenda ambienteve, e destinuar për një nga të dënuarit.

Sasia e dyshuar e lëndës narkotike është konstatuar gjatë një kontrolli fizik në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Fier.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë ushtrimit të kontrollit trupor në ambientet e dhomës së kontrollit, shtetasit S. P. iu gjet një sasi e dyshuar si lëndë narkotike, e fshehur poshtë pjesëve intime.

Njoftimi zyrtar:

“Nga verifikimet rezultoi se S. P. ishte paraqitur në institucion për të zhvilluar një takim me të dënuarin A. M., i cili ndodhet në regjimin e sigurisë së zakonshme dhe është i akomoduar në dhomën nr. 10, sektori 5, godina C. Në vijim të veprimeve procedurale, shtetasi S. P. u ndalua, u hartua dokumentacioni përkatës dhe u njoftua Prokuroria, si dhe Specialisti i SHKBB-së, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme ligjore”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Ndërkohë, në dhomën nr. 10, sektori 5, godina C, po zhvillohet një kontroll i plotë për sende të ndaluara, në kuadër të masave të sigurisë dhe verifikimeve procedurale.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb