Policia ka arrestuar dy vëllezër në kërkim për vrasjen e Renis Dobrës, një ngjarje e ndodhur në zonën e Ulzës.

Të arrestuar janë vëllezërit Kristi dhe Aleksandër Bushgjoka, të cilët akuzohen për rrëmbimin dhe vrasjen e Dobrës. Ata janë prangosur në Tiranë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ata u arrestuan pranë kompleksit “Delijorgji” në kryeqytet.

Sipas hetimeve, viktima u mbyt me litar dhe më pas trupi i tij u hodh në liqenin e Shkopetit nga katër autorët e krimit.

Disa ditë më parë, policia arrestoi Fatjon Bushgjokaj dhe Petrit Çakrrin, të dy të dyshuar për përfshirje në ngjarje. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të krimit dhe identifikimin e autorëve të tjerë të mundshëm.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: