Patrik Gjeta dhe Augen Veizi janë arrestuar nga policia e Shkodrës pasi u kapën duke qarkulluar me automjet, me drogë me vete, e destinuar për shitje.
Blutë bëjnë me dije se u sekuestruan automjeti, doza kanabisi, një armë e ftohtë dhe 2 celularë.
Njoftimi:
Në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë dhe goditjen e paligjshmërive, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Lakeside”.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
P. Gj., 21 vjeç, dhe A. V., 20 vjeç, të dy banues në Shkodër.
Këta shtetas u kapën në fshatin Shirokë, duke qarkulluar me automjet, në të cilin, gjatë kontrollit u gjet një sasi lënde narkotike kanabis e ndarë në doza dhe një thikë. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas shitnin lëndë narkotike në doza, në këtë zonë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
