Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë shtetasit P. M., 51 vjeç dhe E. Ç., 39 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke vjedhur në një kompleks në rrugën “Fejzi Himzo”.

Ata janë Pëllumb Mali dhe Erjon Çuku, të cilët, pas hetimeve të kryera rezultojnë se kanë kryer dhe 2 vjedhje të tjera të kryera në subjekte të ndryshme, ku kanë marrë vlera monetare, paisje të ndryshme elektroshtepiake/vegla pune/pije alkoolike.

Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb