Ka dalë para gjykatës një nga autorët e dyshuar të vrasjes së 20-vjeçarit Stiven Toshkësit. Ensi Maze, një nga autorët e dyshuar, u njoh me masën e sigurisë “arrest me burg”. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Kujtojmë se i riu u qëllua me thikë pas shpine gjatë natës shumë pranë banesës së tij në Tiranë. Toshkësi sapo kishte lënë punën kur është përballur me dy 18-vjeçarët, të cilët e kishin qëlluar pas shpine, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Mësohet se viktima kishte debatuar me dy autorët e dyshuar, Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj, ndërsa mollë sherri ishte bërë një vajzë. Po ashtu mësohet se i riu sapo kishte dalë nga puna e tij, kur është sulmuar nga dy adoleshentët, të cilët dyshohet se e kanë planifikuar sulmin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb