SHKODËR- Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më 27.2.2025, ku u vra në oborrin e banesës 20-vjeçari Pavlin Preka. Pas hetimeve janë vënë në pranga autorët e dyshuar, shtetasit Klaudio Lisaj dhe Vasel Koçeku.

Këta shtetas akuzohen për veprat penale: “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policise:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Pesha e krimit”.

Si rezultat i punës policore dhe hetimore të shërbimeve të DVP Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, zbardhet vrasja e shtetasit Pavlin Preka, e kryer më datë 27.02.2025, në fshatin Guci e Re.

Kapen dhe vihen në pranga dy shtetas, të dyshuar si autorë të kësaj vrasjeje. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Pesha e krimit”, vihen në pranga shtetasit Klaudio Lisaj dhe Vasel Koçeku.

Operacioni u zhvillua me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësisë Shkodër, Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër dhe atyre të DVP-së Shkodër.

Si rezultat i një pune intensive operative dhe hetimore, të kryer nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësinë Shkodër dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, me qëllim zbardhjen e dinamikës dhe autorësisë së vrasjes së shtetasit P. P., e kryer më datë 27.02.2025, në fshatin Guci e Re, u finalizua operacioni policor i koduar “Pesha e krimit”.

Në kuadër të këtij operacioni, u identifikuan, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit:

K. L., 20 vjeç, banues në fshatin Mgull;

V. K., 43 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri,
për veprat penale:
“Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim;
“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: