Një operacion policor i zhvilluar në Mbrostar të Fierit, ka zbuluar një rrjet prostitucioni në një lokal, ku organizatorë ishin 3 persona.
Gjatë operacionit “Prive”, u arrestuan shtetasit Osjon Puka, Klodjana Haskasa, Orkida Gajo, dhe 2 punonjëse seksi nga Uganda, Ruth Mutesi, Shaluwah Nalutaaya.
Sipas policisë, Osjon Puka, Klodjana Haskasa dhe Orkida Gajo ishin organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale.
Ndërsa 2 shtetaset nga Uganda, Ruth Mutesi dhe Shaluwah Nalutaaya ushtronin prostitucion.
Sekuestrohen shuma parash në valuta të ndryshme të përfituara nga kjo veprimtari, 2 armë të ftohta dhe 1 automjet.
Nga hetimet ka rezultuar se në një lokal në Mbrostar, ku shtetaset nga Uganda ishin punësuar për të performuar kërcime, ato ushtronin dhe prostitucion. Organizatorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale janë 3 shtetasit shqiptarë, në rolet e rekrutuesve dhe administratorëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
