Një aksident i rëndë rrugor është shënuar në aksin kombëtar Elbasan–Librazhd, në segmentin Xibrakë–Labinot Fushë, ku dy automjete janë përplasur me shpejtësi të madhe.

Si pasojë e përplasjes, tre persona mbetën të plagosur rëndë. Njëri prej tyre, Ferit Agushi, nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë në spital.

Drejtuesi i njërit prej automjeteve të përfshirë në aksident, Nesti Dajçi, ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia po heton shkaqet e ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet se përplasja është shkaktuar nga shpejtësia e lartë dhe mungesa e kontrollit të mjetit.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: