Të tjera detaje mësohen në lidhje me aksidentin e rëndë e ndodhur këtë mëngjes në Vorë.

Mësohet se tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Për pasojë, ka ndërruar jetë Flobert Ajazi, 35 vjeç dhe janë plagosur dy pasagjerë në mjetin që drejtohej nga Ajazi.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 08:30, në dalje të Vorës, janë përplasur automjetet me drejtues shtetasit B. G., F. H. dhe F. A.. Si pasojë, ka humbur jetën shtetasi F. A., 35 vjeç dhe janë dëmtuar 2 pasagjerë në automjetin që drejtonte ai. Të dëmtuarit janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: