Teilor Tivari, 21 vjeç, është identifikuar si autori i vrasjes së Valbon Beqirit, 51 vjeçar, në qytetin e Durrësit.

Hetuesit arritën të zbardhin ngjarjen shpejt, duke u mbështetur në informacionet që erdhën nga telefoni i viktimës dhe dëshmitë e banorëve të pallatit, të cilët kishin parë persona të dyshuar që hynin dhe dilnin nga shtëpia e tij. Tivari po merret në pyetje nga policia.

Viktima, Beqiri, punonte si kamarier me kohë të pjesshme në një lokal.

Policia bën me dije se nga ekspertiza paraprake mjekoligjore e kryer nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka rezultuar se në trupin e 51-vjeçarit kishte shenja dhune dhe plagë të shkaktuara me mjet prerës (thikë), si pasojë e të cilave dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: