Zgjerohet rrjeti i zyrtarëve, që u përfshinë në skemën korruptive për tjetërsimin e një toke prej 10 mijë metra katror, në Sarandë.

“BalkanWeb” mëson se ditën e sotme është lëshuar një tjetër urdhër ndalimi nga Prokuroria e Sarandës. Bëhet fjalë për ish-Drejtorin e ASHK Sarandë, Ardian Kola, i cili është shpallur në kërkim.

Mësohet se Kola ka firmosur certifikatat e pronësisë për trojet e përfituara me dokumente false. Ardian Kola ka drejtuar ASHK Sarandë për periudhën maj 2019-korrik 2020, ndërsa ka qenë edhe kryetar i Partisë Socialiste në periudhën maj 2018 – tetor 2020.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb