Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, ku mbrëmjen e sotme është gjetur i pajetë një shtetas.

Sipas burimeve jozyrtare, viktima është identifikuar si Vasil Gashi. Në vendin e ngjarjes është gjetur me uniformë pune.

Policia dhe shërbimet e tjera emergjente u njoftuan menjëherë pas gjetjes së trupit dhe mbërritën në vendngjarje për të nisur hetimet.

Deri më tani, shkaqet e vdekjes mbeten të paqarta, ndërsa pritet që prokurori të urdhërojë kryerjen e një ekspertize mjeko-ligjore për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e vdekjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: