Një i burgosur, i shtruar në infektivin e spitalit të Durrësit për probleme shëndetesore, është arratisur.
I arratisuri është Altin Ndoci i cili ndodhej në spital e Infektivit në Durrës pasi kishte paraqitur probleme shëndetësore.
Por pas vizitave i burgosuri është arratisur, duke iu ikur policëve nga duart.
Mësohet se Altin Ndoci është person me rrezikshmëri të lartë dhe rezulton i dënuar për 4 vrasje në Durrës.
