KORÇË

51- vjeçari Bernard Bylykbashi është arrestuar në Greqi pasi Gjykata e Korçës e kishte dënuar me 5 vite burg për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike si dhe për kalim të paligjshëm kufiri.

Saktësisht dënimi atij iu dha në mungesë në vitin 2012, teksa u shpall më pas në kërkim ndërkombëtar dhe 5 vite më vonë u kap në shtetin fqinj.

Ai do të ekstradohet në Shqipëri nëpërmjet Kapshticës për të vuajtur dënimin e caktuar. Ndërkohë një tjetër person, 49- vjeçari A.D, u arrestua pasi ishte shpallur në kërkim për kultivim droge. Gjykata e Korçës kishte dhënë për të arrest me burg.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Korçë

Falë bashkëpunimit të Interpol Tirana, Strukturave të Hetimit të Krimit në DVP Korçë dhe Policisë Greke, u bë e mundur kapja e një personi të shpallur në kërkim ndërkombëtar në Greqi dhe ekstradimi i tij nëpërmjet Pikës Kufitare të Kapshticës.

Gjithashtu nga shërbimet e DVP Korçë, kapet një shtetas tjetër në kërkim kombëtar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Korçë dhe shkëmbimit të informacioneve me homologët grekë, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja në Greqi e shtetasit Bernard Bylykbashi, 51 vjeç, banues në fshatin Lumalas, Korçë, si edhe ekstradimi i tij në drejtim të vendit tonë nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin nr. 190, datë 26.04.2012, e ka dënuar shtetasin e mësipërm me 5 vjet burg, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufijve”
——–
Gjithashtu nga Strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Korçë, falë informacioneve të siguruara në rrugë policore dhe veprimeve të mirëorganizuara, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim A. D., 49 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendim nr. 304, datë 18.07.2016, ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb