Një 42-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Pikën Kufitare të Hanit të Hotit, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
Vuksan Gjoni (Guri), banues në Shkodër, ishte dënuar nga Gjykata e Apelit në Milano me 6 vite e 8 muaj burg për veprën penale të plagosjes.
Arrestimi u krye falë bashkëpunimit mes Policisë Kufitare dhe Interpol Tiranës, të cilët tashmë po punojnë me autoritetet italiane për finalizimin e ekstradimit.
Njoftimi i policisë:
PKK Hani i Hotit
I dënuar nga autoritetet italiane, me 6 vjet e 8 muaj burgim, për plagosje, kapet nga Policia Kufitare dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 42-vjeçari.
Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Hani i Hotit, si rezultat i masave të shtuara dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë kapur në dalje dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimin, shtetasin:
Vuksan Gjoni (Guri), 42 vjeç, banues në Shkodër.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Milanos e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Plagosja”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për ekstradimin e 42-vjeçarit, në Itali.
