Policia e Shtetit ka njoftuar një tjetër sukses të strukturës FAST Albania në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Nëpërmjet rrjetit ENFAST dhe në bashkëpunim të ngushtë me homologët e FAST Kroacisë dhe FAST Italisë, është bërë i mundur lokalizimi dhe arrestimi në Kroaci i shtetasit shqiptar Arjan Toçi, 23 vjeç, banues në Peshkopi.

I riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, mbi bazën e një urdhër-arresti të lëshuar nga Gjykata e Hetimeve Paraprake e L’Aquilas, për veprën penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të një organizate kriminale, në përputhje me Kodin Penal italian.

Operacioni u realizua përmes shkëmbimit në kohë reale të informacionit mes strukturave të FAST Albania, që funksionon pranë Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, dhe partnerëve ndërkombëtarë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb