Është identifikuar shtetasi që u plagos në “Zonën e Treshit” në Tiranë. Bëhet fjalë për Renato Çadrën, rreth 27 vjeç, i cili rreth orës 23:00 është vetëparaqitur në spital me plagë në këmbë, e dyshuar si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

I riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 23:00, është vetëparaqitur në spital shtetasi R. Ç., rreth 27 vjeç, i plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri në vendin e quajtur “Zona e Treshit”. 27-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes me qëllim dokumentimin e plotë të saj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb