Një 50-vjeçar  i identifikuar si  Nerim alias Ardit Mexhit Taci alias Klosi  është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi ishte shpallur në kërkim  në vitin 2022 nga  Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat që i  kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga Komisariati i Policisë Mat.

Njoftim i Policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative, bënë të mundur kapjen e shtetasit:

N. T. alias A. K., 50 vjeç, banues në Gjormë, Kurbin.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi në vitin 2022, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga Komisariati i Policisë Mat.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb