Një konflikt ka ndodhur brenda një servisi makinash në lagjen 10 të Korçë mes katër personash.
Sipas informacionit paraprak, njëri prej tyre është plagosur me gërshërë dhe është dërguar me ambulancë në spital. Bëhet fjalë për shtetasin Renaldo Xhixhond, i cili ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.
Mësohet se edhe të tjerët kanë marrë lëndime, por rrethanat e sakta të ngjarjes nuk janë ende të qarta.
Mësohet se Renaldo Xhixho është pronar i një servisi për shërbim tapicerie në lagjen 10.
Disa persona të tjerë i kanë shkuar pranë servisit dhe aty janë konfliktuar dhe më pas Xhixho ka mbetur i plagosur.
Shkaku mund të lidhet me pakënaqësi të klientëve ndaj punës së bërë nga Xhixho, por mbetet për tu zbardhur pas deklaratave të personave të përfshirë në ngjarje.
