Vijojnë të dalin në dritë detaje të reja nga vrasja e biznesmenit 66-vjeçari Behar Sofia, një emër i njohur i botës së krimit, pasi ishte i përfshirë në trafikun e heroinës.
Policia ka zbardhur vrasjen e Sofisë, duke arrestuar autorin Ernejt Shyti, 24 vjeç, dhe tre bashkëpunëtorët e tij, Skënder Vathi, Leonar Xhixha dhe Xhuljano Visha. Gazetarja Klodiana Lala zbardh për “BalkanWeb” rolet e secilit prej të arrestuarve në krimin, që tronditi kryeqytetit.
Kështu, siç bën me dije gazetarja Lala për “BalkanWeb”, Xhuljano Visha ka qenë ndërmjetësuesi në krim. Pikërisht ai ka kontaktuar me Shytin, duke i premtuar shumën prej 50 mijë eurosh për vrasjen e Behar Sofisë.
Ndërkohë, dy djemtë nga Fushë Kruja, Skënder Vathi dhe Leonar Xhixha, janë personat që kanë premtuar të jepnin 50 mijë eurot për ekzekutimin e 66-vjeçarit. Organizatori i krimit të rëndë, siç mëson gazetarja Klodiana Lala, është 54-vjeçari Skënder Vathi.
(BalkanWeb)
