Policia e Komisariatit Nr. 5 në Kamëz ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, duke arrestuar në flagrancë një 26-vjeçar që merrej me shpërndarjen e kokainës në zonën e Valiasit.

Në pranga ka rënë shtetasi Benard Dreni, banues në Kamëz, i cili u kap nga shërbimet e Policisë gjatë një operacioni të bazuar në informacione operative.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që përdorte dhe gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti dhe sekuestroi disa doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, një aparat celular, si dhe automjetin që përdorte për shpërndarjen e drogës.

Hetimet paraprake tregojnë se i riu shpërndante lëndën narkotike në zona të ndryshme të Valiasit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Policia vijon hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të mundshëm dhe zbardhjen e plotë të aktivitetit kriminal.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb