Vijojnë lëvizjet në drejtorinë e policisë së juglindjes.

Sipas informacioneve, shefi i komisariatit të Kolonjës, komisar Alket Pashaj largohet nga detyra ndërsa në vend të tij, vendoset shefi i seksionit të trafiqeve komisar Robert Haskaj.

Mësohet se lëvizja është miratuar ditën e sotme nga drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit.

Komisar Alket Pashaj pritet të vendoset në një tjetër pozicion në polici që do të zbardhet në vijim. Sa i përket, shefit të ri të komisariatit të Kolonjës, ai më parë ka mbajtur postin e shefit të seksionit të trafiqeve në dvp Korccë si edhe më herët, postin e drejtuesit të Amp.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb