Dy persona, babë e bir u arrestuan nga policia e Shkodrës për një plagosje të kryer disa javë më parë.
Ata ishin shpallur në kërkim për një ngjarje që ndodhi më 20 korrik 2025, në sheshin “Prek Cali”, ku për motive të dobëta ata janë konfliktuar fizikisht me shtetasin P. G., 33 vjeç. Gjatë këtij konflikti, 16-vjeçari, në bashkëpunim me vëllanë e tij 14-vjeçar, ka goditur me thikë 33-vjeçarin, duke i shkaktuar plagë të rënda.
Shtetasit e ndaluar janë:
Viktor Dakaj, 43 vjeç, banues në fshatin Grudë, i cili akuzohet për veprën penale “Shtytja e të miturve në krim”;
Djali i tij, 16 vjeç, gjithashtu banues në fshatin Grudë, i cili akuzohet për “Vrasje me dashje”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Gjatë kontrollit të banesës së tyre, është gjetur dhe sekuestruar një thikë që dyshohet të jetë përdorur për kryerjen e plagosjes.
Njoftimi:
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, si rezultat i kontrolleve intensive, kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasit:
-Viktor Dakaj 43 vjeç, banues në fshatin Grudë, për veprën penale “Shtytja e të miturve në krim”;
-djalin e tij 16 vjeç, banues në fshatin Grudë, për veprat penale “Vrasje me dashje”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Këta shtetas ishin shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë 20.07.2025, në sheshin “Prek Cali”, janë konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me shtetasin P. G., 33 vjeç, dhe gjatë konfliktit, 16-vjeçari, në bashkëpunim me vëllanë e tij 14 vjeç, ka goditur me thikë 33-vjeçarin.
Veprimet procedurale për 16-vjeçarin dhe për 14-vjeçarin (pa përgjegjësi penale për shkak të moshës) janë kryer duke respektuar Kodin e Drejtësisë për të Mitur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
