Është emëruar drejtuesi i ri i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Ai është Eduart Merkaj.
Eduart Merkaj ka qenë drejtor i Departamentit të Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit, nga 4 janari 2019.

Ai ka kaluar vetting-un (vlerësimin e pastërtisë së figurës, pasurisë dhe aftësive profesionale).
Ka mbajtur poste të tjera të rëndësishme në strukturat ligjzbatuese, përfshirë Policinë Kriminale, Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), dhe gjithashtu ka qenë pjesë e SHISH (Shërbimi Informativ Shtetëror) dhe struktura të hetimit të korrupsionit.
Në korrik 2022, Eduart Merkaj është liruar nga detyra e kreut të Policisë Kufitare.
Në detyrën e kreut të AMP, ai pason Florian Sulejmanin.
