Një 67 vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës për ngacmim seksual. Ka qenë 15 vjeçarja që ka bërë denoncim në polici se shtetasi Jorgo Shemsho e kishte ngacmuar seksualisht në banesën e saj.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin Jorgo Shemsho, 67 vjeç, për veprën penale “Ngacmimi seksual”, pasi ka njoftuar një 15-vjeçare, se në banesën e saj, ky shtetas po e ngacmonte seksualisht.”, njofton policia.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb