Kristjan Lukaj është vënë në prangat e policisë së Tiranës në kuadër të operacionit “Repeat” i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, në DVP Tiranë.

Në kuadër të këtij Operacioni u vunë në pranga Alban Gjoni dhe Rudor Ball ndërsa u shpall në kërkim një 25-vjeçar F. L.

29-vjeçari banues në Shkodër dyshohet se ka bashkëpunuar me Alban Gjoni dhe Rudor Ballan për t’i marrë shumën 50 000 euro, një punonjëse  (drejtoreshe ne kompanine marketing & distribution) nëpërmjet mashtrimit, duke u prezantuar si përfaqësues të një personi publik, ( si Vilma Nushi ).

Më herët janë sekuestruar 8250 euro, 25 000 lekë, 1 automjet. Pas këtyre skemave të mashtrimit dyshohet se fshihet shkodrani, Florian Gjergji i cili është në kërkim. Sipas hetimeve rezulton se Gjergju krijonte skemat mashtruese dhe më ps përfshinte të tjerë për të vepruar në terren, për të përfituar shuma të mëdha parash nëpërmjet mashtrimit.

Njoftimi i policisë:

DVP Tiranë/ Vijon operacioni policor i koduar “Repeat”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, në DVP Tiranë.

Vihet në pranga një 29-vjeçar, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar me 3 shtetas të tjerë (2 të arrestuar gjatë operacionit, 1 në kërkim), për t’i marrë një shumë parash një shtetasi, me anë të mashtrimit.

Sekuestrohet 1 celular.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e krimeve ekonomike, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë vijuar operacionin policor të koduar “Repeat”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasit K. L., 29 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas dyshohet se ka bashkëpunuar me shtetasit A. Gj. dhe R. B. (të arrestuar) dhe me shtetasin F. L. (në kërkim), për t’i marrë shumën 50 000 euro, një shtetasi, nëpërmjet mashtrimit, duke u prezantuar si përfaqësues të një personi publik.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: