Një 39-vjeçar është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit.

Policia e Tiranës bën me dije se 39-vjeçari Shpëtim Metoli, ka shkuar në spital në këmbë , ndërsa aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë 39-vjeçari është konfliktuar me disa persona të tjerë në një lokal në afërsi të rreth-rrotullimit të Saukut dhe në rrethana të paqarta ka mbetur i plagosur me armë zjarri.

Sherri dyshohet se ka nisur për një vajzë.

Deri më tani në polici janë shoqëruar 12 persona për t’u pyetur lidhur me ngjarjen, ndërsa vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 07.04.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, ka shkuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi Sh. M., 39 vjeç, i plagosur në këmbë, dyshohet me armë zjarri, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ky shtetas është konfliktuar me disa persona të tjerë në një lokal në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut, dhe në rrethana ende të paqarta ka mbetur i  plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi Sh. M.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar deri tani 12 persona dhe vijon puna për tu pyetur në lidhje me ngjarjen.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb