Tirana nuk ka gjetur paqe këtë të premte, ku 10 minuta pas vrasjes së ndodhur në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, një tjetër konflikt ka ndodhur në rrugën e Kavajës.

Sipas raportimit të gazetares së News24, Xhensila Kodra, të shtëna me armë zjarri raportohen në zonën e ish-parkut.

34 vjeçari Akil Koxhaxhiku ndodhej në një lokal të zonës së bashku me të dashurën. Ai mori një plagë në bark dhe u dërgua menhëherë në një spital privat dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sherri dyshohet të ketë qenë i çastit pasi autori i shpallur në kërkim, i identifikuar si Besjan Ferazini të ketë ngacmuar të dashurën e 34 vjeçarit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb