LEZHË

Policia e Lezhës informon se një makinë është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për “Balkanweb” se është qëlluar në drejtim të makinës së Eduart Picës.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/ Informacion paraprak

Në lagjen “Nënë Tereza” , Lezhë në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin E.P.,25 vjeç.

Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Nga verifikimet e bëra nga shërbimet e Policisë, rezulton se nuk ka persona të dëmtuar.

Nga shërbimet e DVP Lezhë dhe Komisariatit të Policisë Lezhë janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe vijon krehja e zonës.

(d.xh/ Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb