Identifikohet 45-vjeçari që kërcënoi policinë në Elbasan, duke qëlluar me armë në ajër. Ngjarja ndodhi në fshatin Zavalinë. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se bëhet fjalë për shtetasin Josif Kavaja.

Ky i fundit kishte kundërshtuar një vendim gjykate për kontroll për armë në banesën e tij, dhe sapo ka parë policinë në oborr, ka qëlluar me armë. Fill pas këtij epodi ai është larguar drejt pyllit, ndërsa policia po vijon aksionin për arrestimin e tij.

Aktualisht drejt vendit të ngjarjes janë nisur Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb