Gazmend Buçpapa është shpallur në kërkim, teksa dyshohet se është personi që ka qëlluar për vdekje me thikë Egli Pashollarin ditën e sotme.

Pashollari u godit me thikë në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, ndërsa dyshohet se ai është sulmuar nga 3 persona, dy djem dhe një vajzë.

Sakaq, ai u transportua nga kalimtarë të rastit drejt spitalit, por ndërroi jetë rrugës.

Vrasja ka ndodhur pasi autorët dyshojnë se viktima i ka ngacmuar gruan njërit prej personave që u përfshinë në konflikt.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb