Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Taksisti”, duke ndaluar një taksist 54-vjeçar që shpërndante kokainë në kryeqytet.

Gjatë këtij aksioni, u arrestua shtetasi Ilir Biçi, 54 vjeç, banues në Tiranë, i cili shfrytëzonte profesionin e tij si taksist për të shpërndarë lëndë narkotike të llojit kokainë, të ndarë në doza, në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Kapja e taksistit u bë në rrugën “Muhamed Gjollesha”, ku policia ndaloi automjetin dhe ushtroi kontroll. Gjatë kontrollit, u gjetën dhe u sekuestruan 328 doza kokainë, të gatshme për shitje dhe një sasi tjetër lënde e dyshuar narkotike kokainë

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme ligjore.

Policia e Tiranës bën me dije se goditjet ndaj shpërndarjes së lëndëve narkotike do të vijojnë pa ndërprerje, për të rritur sigurinë dhe për të luftuar fenomenet kriminale në kryeqytet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb