26-vjeçari, Mirel Osmëni (Mina) është arrestuar nga Policia e Fierit, pasi shpërndante kanabis në lagjen ‘1 Maji’ në Fier.

Ndërkohë gjatë kontrollit 26-vjeçarit iu gjet dhe sekuestrua kanabis e ndarë në doza, të cilën e kishte përgatitur për ta shitur.

Gjithashtu iu sekuestrua automjeti edhe një aparat celular.

Fier-Informacion

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.

Vihet në pranga drejtuesi i mjetit ku u gjetën doza me lëndë narkotike cannabis sativa.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore se një shtetas që qarkullonte me automjet, shpërndante lëndë narkotike në doza, në lagjen “1 Maji”, Fier, shërbimet e Policisë Fier kanë bërë të mundur lokalizimin dhe ndalimin e mjetit të dyshuar.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Lançia” me drejtues shtetasin M. O. (M)., iu gjet sasi lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin dhe 1 celularë.

Në përfundim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier bënë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të mjetit, shtetasit M. O. (M)., 26 vjeç, banues në Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb