Një shqiptar nga Kosova, i cili jetonte në SHBA, ka ndërruar jetë tragjikisht në tentativë për të shpëtuar jetën e një fëmije.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Florida të SHBA-së, ku viktima Adem Qorri po shpëtonte një fëmijë nga mbytja në det, por fatkeqësisht humbi jetën.

“Me pikëllim të madh morëm lajmin për vdekjen tënde në Amerikën e largët! Të vdesësh duke shpëtuar jetë, është vdekje fisnike! Do të mbetesh i pavdekshëm! Për herë në zemrat tona, Adem Halim Qorri”, ka shkruar një familjar i të ndjerit.

Qorri së bashku me ekipin e 10-vjeçari (futboll amerikan) kishin shkuar në plazh në Florida për të festuar fitoren, por teksa lahej vogëlushi rrezikoi të mbytej. Ndërkohë, shqiptari arriti që ta shpëtonte, por u mbyt vetë. Shqiptari la pas gruan dhe 3 fëmijë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: