Autoritetet greke kanë publikuar foto të dy shtetasve të arrestuar në Greqi për marrëdhënie seksuale dhe pornografi me të mitur.

Dy të arrestuarit janë Markos-Kimonas Miclea, 20 vjeç nga Rumania dhe shtetasi shqiptar Edmond Hoxha, 40 vjec nga Elbasani.

Ndaj tyre u ngritën procedime penale për; akte seksuale me një të mitur që nuk ka mbushur moshën 12 vjeç. Bashkëpunim i thjeshtë në akte seksuale me një të mitur që nuk ka mbushur moshën 12 vjeç. Akte seksuale përpara një të mituri që është nën 14 vjeç së bashku dhe posedim të materialeve pornografike me fëmijë, prodhimi i të cilave lidhet me përdorimin e një të mituri që nuk ka mbushur moshën 12 vjeç .

Konkretisht, i pandehuri 20-vjeçar, duke përfituar nga marrëdhënia familjare që mbante me nënën e viktimave të mitura dhe besimi i prindërve tek ai, pasi siguroi qëndrimin e fëmijëve në shtëpinë e tij, e ftoi 40-vjeçarin në shtëpinë e tij dhe së bashku kryen veprat penale të mësipërme.

Whatsapp Image 2025 12 10 At 18.10.00

Whatsapp Image 2025 12 10 At 18.09.59

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb