Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Librazhd, ku 23-vjeçari  Leonard Duka, ka humbur jetën pas një dëmtimi të dyshuar aksidental.

Sipas informacionit paraprak nga policia, në spitalin e Librazhdit është dërguar për mjekim shtetasi Leonard Duka., 23 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht teksa po riparonte mjetin e tij në servisin e shtetasit I. P.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, i riu nuk ka mundur të mbijetojë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, si dhe për dokumentimin ligjor të ngjarjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb