Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak pas mesnatës në Berat. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, rreth orës 00:55 të së hënës, shtetasi Fabjel Toska (Xhindi), 37 vjeç, është dërguar me urgjencë në spital pasi u qëllua në hyrje të qytetit.

Mjekët bëjnë me dije se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ka marrë një plumb në bark.

Në deklarimin e parë para hetuesve, 37-vjeçari është shprehur se nuk ka parë askënd dhe se nuk di kush e ka qëlluar, duke lënë të paqarta rrethanat e incidentit.

Menjëherë pas ngjarjes është ngritur grupi hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet për të sqaruar motivin, mënyrën e zhvillimit dhe për të identifikuar autorin ose autorët e mundshëm. Policia po punon për sigurimin e provave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Berat/Informacion paraprak

Rreth orës 00:55, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasi F. T. (Xh)., 37 vjeç, banues në Berat, i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, në hyrje të qytetit.
37-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb