Policia e Durrësit ka vënë në pranga autorin e plagosjes me armë të 43-vjeçarit Altin Sulku. Në pranga ka rënë Augert Zera, 35 vjeç, të cilit i është sekuestruar edhe arma më të cilën ka plagosur fqinjin e tij.

Ngjarja ndodhi paraditen e sotme në lagjen 8 të këtij qyteti, kur gjatë një konflikti të çastit për zhurmën e krijuar në pallat si pasojë e punimeve, 35-vjeçari ka plagosur me armë zjarri në këmbë 43 vjeçarin.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me armë zjarri 43-vjeçarin, për motive të dobëta, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i ngjarjes.
Sekuestrohet arma e zjarrit që dyshohet se ka përdorur autori.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin Augert Zera, 35 vjeç, i cili ditën e sotme, rreth orës 10:00, në lagjen nr.8 Durrës, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasin A. S., 43 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas plagosjes, autori i dyshuar është larguar nga vendngjarja, por falë reagimit të shpejtë nga shërbimet e Policisë është bërë e mundur kapja e tij. Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar armën e zjarrit me të cilën shtetasi A. Z. dyshohet se ka plagosur shtetasin A. S.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: