Policia e Durrësit ka arrestuar një 35-vjeçar i cili dyshohet se vidhte kabuj elektrikë të ndriçimit të rrugëve.

Sipas komunikatës zyrtare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës,  falë bashkëpunimit me qytetarët, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Light”, ku në pranga ra Amaraldo Vezi.

Në kuadër të këtij operacioni u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit A. V., 35 vjeç, banues në Durrës.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është autor i një sërë vjedhjesh të kabujve elektrikë, të ndodhura në zona të ndryshme të qytetit, në territorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtyre ngjarjeve, si dhe për identifikimin e vjedhjeve të tjera të mundshme të kryera nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb