Një 36-vjeçar i identifikuar si Akos Szalai është shpallur në kërkim pasi dyshohet se dy ditë më parë ka vjedhur portofolin dhe kartën bankare të një shtetasi.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftim i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim A. S., 36 vjeç, banues në Hungari, pasi dyshohet se më datë 28.05.2025, në Ksamil, ka vjedhur portofolin me një shumë parash dhe karta bankare të shtetasit K. P.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb