Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin “Souvenirs”, duke dokumentuar dy raste vjedhjeje dhe ndaluar autorin e dyshuar.

Si pasojë është arrestuar 34 -vjeçari i identifikuar si  Erdion Mamushi   pasi vodhi  suvenire me vlerë rreth 40 000 lekë nga dy stenda në qytet.

Blutë kanë sekuestruar një pjesë e sendeve të vjedhura është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i Policisë:

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Sarandë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Souvenirs”, në vijim të veprimeve për goditjen e krimeve kundër pronës, bënë të mundur dokumentimin e 2 rasteve të vjedhjes në Sarandë, si dhe ndalimin e autorit të dyshuar, shtetasit:

• E. M., 34 vjeç, banues në Sarandë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 01.10.2025, gjatë natës, ka vjedhjur disa suvenire me vlerë rreth 40 000 lekë, në stendën e shtetasit S. L. dhe në stendën e shtetasit B. S.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një pjesë e sendeve të vjedhura.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb