Detaje të reja mësohen për vrasjen e ndodhur në fshatin Abat të Shkodrës këtë mbrëmje.
Më herët, u raportua se viktimë ishte 61-vjeçari Piro Prroni.
Ndërsa, autori i dyshuar i krimit është Ndoc Maçaj.
Njoftimi i policisë:
Shkodër / Informacion paraprak
Rreth orës 20:00, në fshatin Abat, Shalë, shtetasi N. M., në rrethana ende të paqarta, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin P. P., 61 vjeç.
Shërbimet e Policisë janë nisur menjëherë për në fshatin Abat, për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.
(BalkanWeb)
