Një endacak i identifikuar si Qirjako Ferti është gjetur pa ndjenja mëngjesin e sotëm në qendër të qytetit të Fierit, me shenja të dukshme dhune.

Kalimtarët e alarmuar njoftuan menjëherë ambulancën, e cila e transportoi 60-vjeçarin drejt Spitalit Rajonal Fier. Sipas informacionit nga personeli mjekësor, Ferti vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe një javë më parë ishte paraqitur në urgjencë në gjendje të rënduar.

Policia po heton për të sqaruar rrethanat, duke hetuar nëse i moshuari është viktimë e një dhune apo ka pësuar lëndime nga vetëdëmtime të shkaktuara nga gjendja e tij psikologjike.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: