Në kuadër të ndeshjes kundër Polonisë folën dy futbollistë kuqezi, Sokol Cikalleshi dhe Jasir Asani. Për këtë të fundit është grumbullimi i parë me fanellën kuqezi. Në fjalët e tij, ai pohoi se edhe në Maqedoni, është ëndërr e çdo shqiptari të luajë për Shqipërinë.

“Jam shumë i lumtur sepse jam nga Maqedonia dhe cdo shqiptar atje e pret ftesën sepse jemi shqiptar dhe të japim më shumë se 200% nga vetja. Është ëndërr e cdokujt, e prita me shumë gëzim dhe dëshirë. Do jap maksimumin tim të arrijmë një rezultat të mirë.”

U desh të shkoje në Korenë e Jugut për ftesën, realizuat tre gola, keni ruajtur një për Kombëtaren?

Shënova tre gola dhe jam i lumutr por ftesën e kam pritur gjithmonë. Kemi qenë shumë të lumtur bashkë me familjen. Ne do të shkojmë për fitore. Do futemi në lojë për të marrë maksimumin.

Keni ndërruar shumë trajner, si është impakti i parë me Sylvinhon?

Kam biseduar dje dhe është një trajner që kam pasur shokë që e kanë pasur më parë. Më kanë folur mirë për të. Besoj se do të shkojmë mirë me të.

Kundërshtari më i lehtë për tre pikët e plota?

Cdo kundërshtar është i fortë, duhet të bëjmë maksimumin cdo ndeshje, asgjë nuk është e lehtë. E kemi të parën me Poloninë dhe pse jo të dalim me rezultat pozitiv, kemi lojtarë shumë të mirë.

Cfarë mund t’i japësh kësaj Kombëtareje që nuk e ka pasur deri sot?

Duhet të japim maksimumin, jo vetëm unë por edhe lojtarët e tjerë që kanë kualitete. Cdo lojtar ka qef të shënojë gola, unë do bëj më të mirën të ndihmoj skuadrën për të marrë pikët e duhura.

Ndjesitë e para me shokët e rinj?

Disa i njoh prej kohësh, më kanë pritur shumë mirë. Emocion shumë i lartë që vij për herë të parë këtu. Jam i lumtur. Veteranët më kanë pritur shumë mirë, sonte në darkë do këndoj.

Prisni të aktivizoheni me Poloninë?

Mendoj se duhet të përgatitemi pasi na pret një ndeshje shumë e vështirë. Të futemi për një fitore pasi kemi lojtar shumë të mirë.

Urimi më i veçantë?

Nga Alban Hoxha, ju bë qejfi shumë pasi kemi kaluar vite te Partizani dhe më uroj me shpirt e zemër që më në fund jam në Kombëtare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb