Sulmuesi me origjinë shqiptare, Brajan Gruda shpreson se do të mund të marrë ftesën e shumëpritur nga Gjermania, aty ku do të mund të ishte pjesë e kësaj kombëtarje për Botërorin.

Lojtari i Brighton është shprehur se deri më tani nuk ka patur asnjë kontakt, duke lënë të kuptohet se është në pritje.

“Deri tani nuk kemi pasur asnjë kontakt. Performanca duhet të jetë në nivelin e duhur dhe unë përpiqem të jap 100%.

Sigurisht që është një ëndërr. Do të gënjeja po të thosha se nuk është një ëndërr. Kush nuk dëshiron të luajë në Kupën e Botës? Prandaj po jap maksimumin dhe po shoh se çfarë do të ndodhë”, u shpreh Gruda për “Sky Sport”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb