Grupi Parlamentar i PD ka vendosur të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjen nga Edi Rama të Endri Shabanit si Avokat Populli.
lajmi konfirmohet p☺7r BalkanWeb nga gazetari Osman Stafa.

Mësohet se argumenti i PD është se zgjedhja e Avokatit të Popullit u krye në shkelje të procedurave parlamentare dhe duke keqpërdorur firmat e deputetëve të PD që i kishin tërhequr paraprakisht.

Shabani u zgjodh mbrëmjen e 11 dhjetorit Avokat i Popullit me 85 vota pro nga mazhoranca socialiste dhe me asnjë votë nga opozita, të cilët kishin firmosur më parë kandidaturën e tij, por më pas u tërhoqën.

Partia Demokratike tërhoqi firmat për të 6 kandidatët, Aranita Brahaj, Besim Ndregjonaj, Jola Hysaj, Tartar Bazaj, Adriana Kalaja dhe Endri Shabani, me pretendimin se PS kërkon të marrë Avokatin e Popullit duke vendosur Shabanin në krye të saj.

Opozita kërkoi që projektvendimi të mos votohej në Kuvend, me argumentin se ata kanë pasur vetëm firma për mbështetje ndaj disa kandidatëve dhe jo një propozim konkret. Por kërkesa u rrëzua me 77 vota të socialistëve në Parlament.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb