Listës së hapur të PS në Qarkun e Tiranës i është bashkuar edhe Endri Braimllari, ish-Sekretari Organizativ i Partisë së Lirisë. Braimllari u largua nga PL pas përplasjeve të ashpra me Ilir Metën disa muaj më parë.

Në zgjedhjet e 11 majit, Braimllari do të kërkojë votat në listën e hapur të socialistëve.

Gjithashtu, një tjetër opozitar në listat e PS është Blendi Sulaj, ish-nënkryetar i Partisë Republikane.

Sulaj ka qenë edhe pjesë e PD-së, si anëtar i Këshillit Kombëtar të saj.

Ndërkohë, më herët BalkanWeb raportoi se një emër i njohur në radhët e demokratëve, ish-deputeti i Qarkut të Kukësit, Alban Zeneli kandidon në 11 maj për Partinë Socialiste.

Ndërsa në Qarkun e Fierit, PDIU-së i ikën ish-deputeti Nusret Avdulla i cili është bërë pjesë e listave të PS.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb